Si do të mblidhen garancitë sovrane?

Qeveria ka hedhur për konsultim publik një draft që synon një reformatim të plotë të Agjencisë së Kredive. Draftligji i shton Agjencisë, menaxhimin e garancive sovrane. Për shkak të pandemisë Covid -19 buxheti i shtetit është ekspozuar ndjeshëm nga dy garancitë sovrane që u dhanë në ndihmë të biznesit. Për këtë arsye, përmes ligjit të ri qeveria saktëson procedurat që do të ndiqen me këto skema, vecanërisht kur bizneset nuk kanë aftësi paguese. 

Pas verifikimit të aftësisë paguese të huamarrësve me urdhër të ministrisë së financave, Agjencia e re me anë të një urdhri me shkrim ka të drejtë të kërkoj bllokimin e llogarive dhe sekuestrimin e vlerës së detyrimit të papaguar, duke ndjekur shlyerjen e plotë të këtij detyrimi. Gjithashtu agjencia merr në dorëzim të gjitha të drejtat dhe mjetet ligjore që zotëronte banka ndaj biznesit.

Përgjatë pandemisë, qeveria vuri në dispozicion të sipërmarrësve dy skema mbështetje: një për të mundësuar shlyerjen e pagave të punonjësve, dhe një për likuiditet, në mënyrë që sipërmarrjet të mund të rinisnin aktivitetin. Më konkretisht, gjatë vitit 2020 shuma e garancive sovrane të dhëna nga shtetit arrinte në 49.8 miliard lekë ndërsa gjatë këtij viti janë miratuar dy garanci të tjer për OSHEE në vlerën e 20 miliard lekëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.