Me eurobond/ Shqipëria kërkon 700 milionë euro borxh

Qeveria shqiptare për të pestën herë do t’u drejtohet tregjeve ndërkombëtare për blerjen e një eurobondi të ri.

Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë dha detajet e vendimit të qeverisë për t’iu drejtuar institucioneve financiare ndërkombëtare.

“Vlera e financuar ka ardhur në rritje dhe interesi i bondit në rritje, ndaj kemi krijuar qëndrueshmëri. Do të jemi gati të dalim në treg që në fillim të muajit nëntor. Jemi duke ndjekur procedurat dhe të jemi gati për të emetuar eurobondin, kur normat e interesit në treg janë të ulëta”, tha ajo.

Ministria Ibrahimaj tregoi se ku qeveria do ta përdorë këtë shumë që do të përftohet nga eurobondi: “Huamarrja do të merret për të financuar një pjesë të mbështetjes buxhetore, për arsim, për gjithë projektet. Ajo do të përdoret edhe vitin tjetër për të garantuar mbështetje buxhetore”.

Për herë të parë Shqipëria në vitin 2010 nisi marrjen e eurobondit me vlerë 300 milionë euro.

Pesë vite më vonë shuma e marrë nga tregjet ndërkombëtare shkoi në 450 milionë euro.  Eurobondi i tretë pësoi rritje krahasuar me dy të parët, duke shkuar në 500 milionê euro. Ndërkohë eurobondi i një viti më parë arriti në 650 milionë euro, për t’u përsëritur në një vlerë të shtuar, në 700 milionë këtë vit.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.