Shpërblimet e pensionistëve, Denaj: Do të ezaurohet në javët në vijim…

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj foli sot gjatë një daljeje për mediat lidhur me shpërblimet e pensionistëve për Vitin e Ri.  Denaj tha se është ruajtur shuma 5 mijë lekë si zakonisht, ndërsa bëri me dije se puna për shpërndarjen do nisë në javët në vijim dhe do të kryhet përmes formave tradicionale, në sportele dhe përmes postës në shtëpi.

“Kjo është një çështje proceduriale. Ne edhe vitin e kaluar akorduam një fond. Vlefta prej 5 mijë lekë ka qenë e kahreshme dhe procedura është e njëtrajtshme. Nëse vështirësitë që lidhen me situatën e pandemisë do të kenë nevojë për të ndryshuar dhe akomoduar zhvendosje të disa procedurave ne do ta bëjmë por s’e kemi sot një qasje të tillë. Pensionet do të shpërndahen në formën tradicionale edhe sot, një pjesë në sportele, një pjesë në shtëpi. Dhe do të fillojmë menjëherë. Ne jemi përgatitur. Është e nevojshme të ezaurohet brenda ditëve në vijim, e kam fjalët për javët në vijim”, u shpreh Ministrja Denaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.