Rindërtimi dhe investimet, rritet importi i materialeve të ndërtimit

Volumi i madh i ndërtimeve në kuadër të procesit të rindërtimi pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë më 26 nëntor të 2019-ës, por edhe një sërë investimesh në infrastrukturë, bënë që importi i materialeve të ndërtimit të vijojë të rritet.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, gjatë 9-mujorit, importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve shënoi rritje me 4.7 %.

Në vlerë importet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve në periudhën janar-shtator llogariten 77.4 miliardë lekë nga 57.2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2020-ës.

Nga Italia u importua edhe vlera më e madhe e kësaj kategorie. Sipas INSTAT-it, gjatë 9-mujorit u importuan rreth 17.6 miliardë lekë materiale ndërtimit dhe metale, ndërsa nga Turqia rreth 15.1 miliardë lekë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.