‘Rimëkëmbja’/ Mbështetje 37 bizneseve për menaxhimin

Programi i Zhvillimit të Furnitorëve (SDP), pjesë e Projektit të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe Qëndrueshmërisë, iniciuar nga qeveria shqiptare dhe mbështetur nga donatorët, po asiston 37 biznese të këtij sektori në përmirësimin e aftësive të menaxhimit dhe likuiditetit të pagesave.“Programi i Zhvillimit të Furnitorëve”, përmban një metodologji të zinxhirëve prodhues në sektorin e bujqësisë dhe më gjerë, me qasje edhe biznesin sociale. Program i ri mbështet  promovimin e eksportit dhe kompanitë që hyjnë në zinxhirët e furnitorëve të kompanive prodhuese duke nxitur punësimin dhe tregtinë”, bëri të ditur Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Programi identifikon llojin e ndërhyrjes që një kompani duhet të përmirësojë performancën e saj dhe të bëhet potencialisht një furnizues për ndërmarrjet shumëkombëshe. Ndërhyrjet mund të jenë të ndryshme, nga korrigjimi në biznes dhe menaxhim, përmes marrjes së certifikatave të caktuara ose investimit në pajisje dhe modernizimit të prodhimit. Pas përcaktimit të asaj që duhet të përmirësohet në biznesin e firmës furnizuese të mundshme, ajo ndjek ndarjen e fondeve nga Programi për atë përmirësim të synuar.

“Programi i Zhvillimit të Furnitorëve” është komponent i Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve dhe Planin e Veprimit 2021–2027 (BIDS) që synon një rimëkëmbje të plotë të të gjithë sektorëve të ekonomisë, që po përballen me një sfidë të dyfishtë, si transformimi dixhital dhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu, qëllimi i këtij programi është që kompanitë të fitojnë njohuri mbi mënyrat për të tregtuar produkte, një proces efektiv prodhimi dhe të gjejnë kontakte për të shkuar në tregjet e huaja, ndërsa inkurajojnë lidhjen e kompanive shqiptare të orientuara nga eksporti për të shkëmbyer informacione dhe konkurruar së bashku në tregje ndërkombëtare individuale.

Aktualisht bizneset janë bërë pjesë e një trajnimi 12-mujor nga konsulentë të specializuar biznesi, në kontekstin e programit të Zhvillimit të Furnitorëve, ku do të përfitojnë eksperiencë dhe përvojë për rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e biznesit. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.