Rama: Sot nis operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë

Eksport detar do të përfshijë 27 destinacione, mes tyre edhe Japonia. Bashkë me Ramën duke ndjekur operacionin ishte edhe ambasadori i Japonisë.

“Industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkuruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në Mandatin e Tretë”- shkruan Rama.

“Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në këtë dërgesë të  parë nga Shqipëria në Japoni. Shpreh respekt për punën. Jam i kënaqur që ju kontribuoni në këtë mënyrë në ekonominë shqiptare. Dërgesa më e fundit e tonit është shumë e mirë në Japoni. Ky është një biznes i ri sfidues në Shqipëri dhe po kështu ky biznes mund të kontribuojë në vëllimet tregtare të dy palëve. S’është vetëm diçka e njëhere, por që do të vazhdojë. Jam i lumtur që ndodhem këtu, është nder”, = tha ambasadori japonez Takada.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.