Pandemia/ BSH: Kreditë me probleme në nivelin 10%

Kreditë me problem mund të arrijnë në nivelin 10% të totalit gjatë këtij viti. Në raportin vjetor të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, gjithsesi thuhet se masat e marra gjatë pandemisë ndikuan në frenimin e këtij fenomeni që mund të arrinte deri në 15%.

Raporti nënvizon masat e përkohshme lehtësuese, që iu lejuan bankave të ristrukturonin kreditë pa përkeqësuar statusin e tyre.

Sipas këtij raporti gjatë vitit 2020, totali i kredisë pësoi një rritje prej 33.16 miliardë Lekësh, ose rreth 5.76%.

Kredia sipas sektorëve pati një ndryshim të lehtë duke kredituar më shumë bizneset se individët.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.