OECD: Ekonomia botërore do të fillojë rimëkëmbjen vetëm në fund të vitit 2021
Vetëm në fund të vitit 2021 ekonomia botërore do t’i afrohet nivelit që ka pasur para pandemisë COVID-19, megjithatë kapërcimi i gjendjes varet nga rajonet dhe është shumë i ndryshëm.
Kështu vlerëson Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
“Tani, për herë të parë që me fillimin e pandemisë zgjohen shpresat për një të ardhme më të mirë”, shkruan kryeekonomistja e OECD, Laurence Boone në vëzhgimin e ri ekonomik të organizatës së vendeve të industrializuara, duke shtuar se, “rruga për t’u kthyer në gjendjen normale është plot me rreziqe dhe në disa vende do të zgjasë më gjatë se në vendet e tjera”.
Zhvillimi i ekonomisë botërore do të bjerë sivjet me 4.2 për qind, por vitin e ardhshëm do të rritet me të njëjtin nivel. Në 37 vendet anëtare të OECD-së, zhvillimi do të ulet sivjet më shumë (5.5 për qind), dhe kthimi në gjendjen normale do të vazhdojë të jetë më i ngadalshëm. Gjermania mund ta ngushëllojë veten duke pasur parasysh se zhvillimi i ekonomisë së saj do të bjerë më pak se sa në Eurozonë.Më shumë se të tjerët do të preket sidomos sektori ku rrogat janë të ulëta.
“Për punëtorët me kualifikime të ulëta dhe për ato me të ardhura të pakta ka rënë shumë numri i orëve të punës. Kjo rrit edhe më shumë pabarazinë që ekzistonte para pandemisë”, shkruhet në raport.Edhe të rinjtë që janë duke kërkuar punë janë aktualisht në situatë të disfavorshme.
“Është shumë e vështirë që në mes të krizësh të fusësh këmbët në tregun e punës”, thotë Boone.
Sorry, the comment form is closed at this time.