Denaj flet për lehtësimin e procedurave doganore: Ja rezultatet tona konkrete
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë sot në takimin online të Komitetit Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë, ku vlerësoi rezultatet konkrete të arritura në drejtim të lehtësimit të tregtisë me vendet e rajonit dhe jo vetëm.
“Përgjatë tre viteve të fundit, KKLT arriti të prodhojë rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë, si krijimi i portalit të dedikuar tregtia.gov.al, inventari i tarifave të procedurat e import/eksportit, kryerja për herë të parë e studimit mbi matjen e kohës së procedurave në kufi, miratimi i manualit “Informacioni Detyrues i Origjinës” dhe Informacioni Detyrues i Tarifës, krijimi i një strukture të dedikuar dhe centralizuar tek administrata Doganore për Vlerësimin e mallrave, si dhe funksionimin 24/24 i administratës doganore apo krijimi i pikës së përbashkët Morinë/Vërmicë”, renditi Denaj.
Ndërkohë, ministrja u shpreh më tej se, procedurat doganore janë lehtësuar.
“Gjatë këtyre viteve indikatorë të rëndësishëm pozitivë janë realizuar në thjeshtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore. Konkretisht, gjatë vitit 2020, edhe pse me një situatë të vështirë pandemie: u rrit 3.1% përqindja e kompanive që kalojnë në kanalin jeshil, u rrit me 4.1% përqindja e kompanive që kalojnë në kanalin blu, duke ulur me minus 1,1% kanalin e kuq dhe ulur me minus 6% kanalin e verdhë”, theksoi Denaj.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Gent Gazeli, si edhe përfaqësues të biznesit.
Në prill të këtij viti, parlamenti ratifikoi Protokollin Shtesë 6 “Liberalizimi i Tregtisë në Shërbime” në CEFTA. Gjatë viteve 2017 – 2020, zhvillime të rëndësishme, si në tregtinë ndërkombëtare, ashtu edhe atë rajonale kanë ndodhur, masat efeciente, që janë konkretizuar në shkëmbime të rritura tregtare të Shqipërisë me vendet CEFTA.
Sorry, the comment form is closed at this time.