Investimet e huaja/ Gjysmës nuk i dihet origjina

Që nga prilli deri në fund të qershorit në Shqipëri kanë hyrë të deklaruara si investime të huaja direkte rreth 337 milionë euro.

Shifra e publikuar nga Banka e Shqipërisë flet për një rekord të periudhës, të paktën që prej 2014-s kur këto të dhëna u grupuan në të njëjtin format të BSH-së.

Në tremujorin e parë të vitit kjo vlerë fiksohej pranë 293 milionë eurove. Edhe kjo shifër është më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Stoku total i investimeve të huaja në vendin tonë deri në gjysmën e parë të vitit fiksohet pranë rreth 10.3 miliardë eurove.

Por origjina e shumicës së këtyre parave është e panjohur.

Rreth 64% e fluksit total ka ardhur nga burime anonime përsa i përket origjinës së vendit. Kjo peshë që përkon me  vlerën e 215 milionë euro figuron e “fshehur” në  bilancet zyrtare të Bankës së Shqipërisë nën motivacionin “të tjera për arsye konfidencialiteti”.

Edhe ky rast është një rekord. Nga analiza e të dhënave që prej vitit 2014, mesatarja tremujore e flukseve të investimeve të huaja direkte -konfidenciale fiksohet pranë rreth 54 milionë eurove. Kurse  në tremujorin e dytë të vitit, investimet anonime nga jashtë në vendin ishin  rreth 4 herë më të larta se mesatarja e tyre historike.

Pasqyra e  Bankës së Shqipërisë, tre mujroin e dytë të vitit, na prezanton edhe një surprizë tjetër. Ajo është Turqia. Flukset e investimeve nga  ky vend  për herë të parë kanë zbritur në territor negativ, prej rreth -91 milionë eurosh.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.