Instalacioni 3.7 mln euro? Rama shpjegon projektin

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë së PS ka patur një komunikim me mediat.

I pyetur për Instalacionin 3.7 milionë euro tek Kryeministria, Rama tha se nuk bëhet fjalë për një vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise pune.

“Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave. Ka ndërmarrë një program të energjisë së rinovueshme diellore që  do shtrihet në të gjitha institucionet, duke filluar nga Kryeministria. Nuk bëhet fjalë për një vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise punë. Është diçka që bëhet për të qenë aty.

Teoria që duhen ndalur investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzit, por nuk funksionon në këtë mënyrë. Këtu bëhet fjalë për të krijuar vende të reja pune dhe atraksione që sjellim më shumë njerëz dhe më shumë konsumatorë, duke pasur edhe më shumë të ardhura. Pra gjërat janë të lidhura. I kam dëgjuar këto edhe kur na ra flama e pandemisë dhe siç e kemi parë, janë të gjitha të balancuara”, tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.