Ibrahimaj me biznesin: Prioritet zhvillimi i infrastrukturës së cilësisë

Në kuadër të prioriteteve për përmirësimin e klimës së biznesit dhe mbrojtjes së konsumatorit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit dhe institucioneve përgjegjëse për infrastrukturën e cilësisë, pronësinë industriale dhe mbikëqyrjen e tregut.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e pranishme në takim theksoi rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës së cilësisë për një treg më konkurrues.

“Fokusi kryesor i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të jetë pikërisht zhvillimi i infrastrukturës së cilësisë, që bizneset të përgatiten për një treg më konkurrues, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe ofrimin e shërbimeve dhe produkteve cilësore, në kushtet e përafrimit të legjislacionit dhe standardeve me BE”, deklaroi ministrja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.