Hekurudha Tiranë-Durrës, Balluku: Brenda verës 2023…

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar gjatë ceremonisë së nënshkrimit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës se distanca mes Durrësit dhe Tiranës do të jetë 22 minuta.

Ajo u shpreh se punimet për ndërtimin e saj do të mbyllen brenda një afati të paktën 30-mujor, pra brenda verës së vitit 2023.

“Do shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Durrësit me 22 minuta. Projekti do të ndikojë edhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Falenderoj partnerët tanë për grantin prej 36.65 milionë euro për projektin e detajuar dhe delegacionin e BE-së në Tiranë që kanë përkrahur këtë projekt që në gjenezat e tij.

Morën pjesë 22 kompani që ofertuan. Sigurisht duke pasur tani një fitues që ndodhet këtu sot, kompania e madhe italiane INC-SPA një kompani me eksperiencë shumëvjeçare. Punimet do të mbyllen brenda një afati 30-mujor ose e thënë ndryshe brenda verës së vitit 2023.

MIE angazhohet se do të ndjekim ecurinë e projektit për të siguruar dhe lehtësuar të gjithë procesin dhe sigurisht arsyeja e dytë për të ofruar transparencë të plotë dhe për të siguruar një bashkëpunim të mirë mes palëve”, u shpreh Balluku.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.