VITI I RI/ Qeveria vendos: 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Pensionistët do të kenë shpërblim 5 mijë lekë për festat e fundvitit, pavarësisht goditjes që ka marrë ekonomia për shkak të tërmetit dhe pandemisë.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka bërë të ditur lajmin gjatë konferencës për mediat në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm: “Po përgatitim edhe Aktin Normativ, dhe pavarësisht këtyre pengesave të befasishme në të cilat na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia, ne do vendosim 34 milionë dollarë tani për pensionistët për Vitin e Ri. Nuk do t’u heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar t’u jepnim pa rënë tërmeti dhe pa ardhur Covidi”.
Sorry, the comment form is closed at this time.