Denaj, biznesit shqiptar në Greqi: Shtoni investimet në Shqipëri
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në një takim online me anëtarët e Dhomës së Tregtarëve të Athinës, ku ishte i pranishëm dhe ministri i Disporës, Pandeli Majko, ai i Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Athinës (E.E.A) Janis Chatzitheodosiou.
Ministrja Denaj vlerësoi punën e tyre si sipërmarrës dhe angazhimin e vazhdueshëm me vendin e origjinës dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në shtëpinë e tyre të sotme.
“Në kushtet ku ndodhemi, diskutimet mbi ecurinë e bizneseve shqiptare në Shqipëri dhe jashtë territorit të vendit janë me një rëndësi të vecantë për ekonominë, sidomos për programet e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë”, tha Denaj, duke i konsideruar sipërmarrësit shqiptarë në Greqi një faktor të rëndësishëm në të dy anët e kufirit dhe faktor kyç i bashkëpunimit ekonomik e tregtar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.
Denaj tha se qeveria shqiptare “mirëpret çdo investim që buron nga ju si sipërmarrës, përfaqësues dhe kolegë të sipërmarrjes greke në Shqipëri”.
Sorry, the comment form is closed at this time.