“COVID-19 goditi fort ekonominë”, Sejko: Humbëm rreth 50 mijë vende pune

Afërsisht 50 mijë vende pune humbi ekonomia shqiptare për shkak të pandemisë. Kështu bën të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duke folur në një vvorkshop-in XIV të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore.

“Të dhënat makro nga tregjet e punës tregojnë se, krahasuar me fundin e vitit 2019, ekonomia shqiptare humbi rreth 50 mijë vende pune, e barasvlershme me një rënie vjetore të punësimit prej 3.6%. Si rrjedhim, norma e papunësisë u rrit në 11.9%. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, inflacioni, në tremujorin e tretë, ra në 1.4%, nga 1.9% në tremujorin e kaluar”, ka thënë Sejko.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.