Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Sejko jep arsyet
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi, sot se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, ndërsa sa i përket inflacionit ai tha se pritet një rritje graduale drejt objektivit.
Në konferencën e sotme për mediat për vendimmarrjen e politikës monetare, Sejko ka se gjatë krizës të shkaktuar nga pandemia sektori bankar ka dhënë një efekt pozitiv.
“Shtyrja e pagimit të kësteve të kredisë për kategori të caktuara dhe ristrukturimi i kredive ka zhvendosur një pjesë të barrës së krizës. Banka e Shqipërisë pret një rritje graduale të inflacionit drejt objektivit. Rritje progresive e aktivitetit ekonomik në vend dhe në botë. Rritja e kërkesës agregate do shoqërohet me rritjen e punësimit.
Këshilli mbikëqyrës vendosi të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5%. Politika monetare do vijojë të mbetet lehtësuese për të siguruar kushte financimi të favorshme. BSH do të vijojë të ruajë formën aktuale të operacioneve të injektimit të likuiditetit”, deklaroi guvernatori.
Sipas tij, kredia me probleme pavarësisht situatës së vështirë mbeti në nivele të pandryshuara, 8.3%.
Sorry, the comment form is closed at this time.