Bien aksionet e ‘Wall Street’. SHBA, ‘frikë’ nga recesioni

Indekset e aksioneve të “Wall Street” ranë për të pestën ditë radhazi dje, me “Dow Jones” gjithashtu, duke rënë në territorin e “ariut” (një term teknik që përdoret ku vlera e aksioneve bie në mënyrë të pandalshme), pasi investitorët kanë frikë se rritja agresive e normave të interesit nga banka qendrore e SHBA do ta shtyjë ekonominë në recesion.

Investitorët në frikën e recesionit

Rënia e këtyre indekseve për pesë ditë radhazi është rezultat i frikës së investitorëve se shtrëngimi agresiv i politikës monetare nga FED do ta shtyjë ekonominë në recesion. 

Javën e kaluar, FED rriti normat e interesit për të tretën herë radhazi me 0.75 pikë përqindjeje, në një interval prej 3 deri në 3.25 për qind, niveli i tyre më i lartë që nga viti 2008.

Zyrtarët e FED thanë se do të rrisnin më tej çmimin e parave për të ulur inflacionin nga nivelet më të larta në më shumë se 40 vjet. 

Por planet agresive të Rezervës Federale për të frenuar inflacionin në objektivin e saj prej 2 për qind do të zgjasin vite, do të ngadalësojnë rritjen ekonomike dhe do të rrisin papunësinë, tregojnë parashikimet.

Amerika është teknikisht në recesion

Teknikisht, ekonomia amerikane është tashmë në recesion, duke qenë se ka rënë në baza tremujore për dy tremujorët e fundit, por tani për tani recesioni është i cekët.

Shumica e spekulimeve këto ditë në bursë ka të bëjë me atë se sa më shumë FED mund të rrisë normat e interesit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.