Balluku: Shqipëria do ndërtojë të tjera burime të rinovueshme të energjisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fjalën e mbajtur ditën e sotme në panelin e Kongresit të PS, foli për situatën energjitike në vend, krizën energjitike që e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe ambicien e Shqipërisë për ta prodhuar vetë energjinë që i nevojitet.

Balluku tha se Shqipëria prodhon 100% energji të rinovueshme nga Kaskada e Drinit dhe nga hidrocentralet e vogla në vend. Qeveria, tha ajo, ka në plan të ndërtojë të tjera burime të rinovueshme.

“Në të ardhmen Shqipëria do të bëhet një vend që do të mbulojë të gjitha nevojat e tij për energji dhe madje do të behet edhe eksportues i kësaj energjie.

Mirëpo kjo nuk mund të bëhet brenda disa muajve apo një viti, pasi është një projekt që kërkon kohë dhe investim”, u shpreh Balluku.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.