Balluku me ministrin hungarez: Diskutuam për uljen e kostos së energjisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas takimit me ministrin e Inovacionit dhe Teknlogjisë së Hungarisë, deklaroi se është diskutuar për ofrimin e energjisë në çmime sa më të ulëta dhe krijimin e tregut të lirë për bizneset që e kanë prodhimin e tyre të bazuar te energjia.

Një tjetër pikë ishte krijimi i depozitimit të energjisë duke qenë se Shqipëria është një vend që prodhon shumë energji gjatë dimrit ndërkohë që gjatë verës i drejtohet gjithmonë importit.

“I kemi diskutuar të gjitha sektorët. Ishim më të përqendruar te energjia. Për ofrimin e energjisë në çmime sa më të ulëta për konsumatorin, krijimi i tregut të lirë për bizneset që e kanë prodhimin e tyre të bazuar te energjia. Kam kërkuar që ne të kemi mundësi të presim në Tiranë investitorë të fushës së energjitikës dhe figura të rëndësishme të kërkimit.

Profesorë apo inxhinierë që punojnë në disa fusha në anën kërkimore që mund të ishin ndihmë e proceseve që kemi për zhvillimin e transportit dhe energjisë dhe teknologjisë në Shqipëri.

Hungaria është vend i ngjashëm me Shqipërinë për ekonominë që ka qenë sensitive gjatë pandemisë. Duke qenë një vend i BE e ka pasur më të lehtë periudhën e pandemisë. Kemi diskutuar për mbështetjen që mund të marrim për universitetet. Fusha e bashkëpunimit është mjaft i gjerë për shkak edhe të sektorëve që mbulojmë.

Interesi i tyre është mjaft i lartë për vendin tonë. Me procedurat që ne zhvillojmë, me garat transparente Shqipëria është atraktive për të gjitha vendet. I kam treguar për punët e bëra deri tani në dy parqet fotovoltaike, ai i Karavastasë dhe Spitallës. Kemi diskutuar për inovacionin e depozitimit të energjisë së prodhuar duke qenë se Shqipëria është një vend që prodhon shumë gjatë dimrit dhe gjatë verës i drejtohemi gjithmonë importit”, u shpreh ministrja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.