As pandemia nuk e ndaloi/ Kompania që eksporton produktet deri në SHBA

Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka vizituar sot kompaninë “Meko 98” në Vorë.
Spiropali u shpreh se kjo kompani ka arritur ta avancojnë prodhimin, duke eksportuar produkte deri në SHBA.
Ajo gjithashtu, shtoi se lehtësimi nga barra e madhe e taksave, por edhe ndihmesa e dhënë nga qeveria përmes Pagës së Luftës për secilin nga punonjësit nuk lejoi që ky biznes të tronditej nga pandemia.

“Vorë. Në kompaninë “Meko 98”, ku qepen e përpunohen këmisha që prej Marsit të vitit 98′.
Drejtuar nga Flavio dhe Fiona, kjo fabrikë model, është një nga shembujt se si dy të rinj të mençur, motër e vëlla, bashkë me stafin e përkushtuar kanë arritur ta avancojnë prodhimin duke eksportuar produkte deri në ShBA.
Lehtësimi nga barra e madhe e taksave, por edhe ndihmesa e dhënë nga qeveria përmes pagës së luftës për secilin nga punonjësit nuk lejoi që ky biznes të tronditej nga pandemia”!- shkruan ne rrjetin social Facebook, Spiropali.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.