Zyrtare/ BE miraton Rregulloren e Certifikatës Digjitale për Covid-19

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar zyrtarisht Rregulloren e Certifikatës Digjitale për Covid-19.

Miratimi përfundimtar i Certifikatës nga shtetet anëtare u mirëprit nga Komisioneri i Drejtësisë Didier Raders.

Në një postim në “Twitter” ai shkroi: Mirëpres miratimin zyrtar nga Këshilli i BE-së të Certifikatës digjitale të BE-së për Covid-19 të hënën e ardhshme 14 qershor në 10.00 (me orën e Brukselit).

Certifikata Digjitale e BE për koronavirusin do të hyjë në fuqi në 1 korrik. Qëllimi i saj është të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve brenda BE-së, në mënyrë të sigurt.

Certifikata do të jetë në dispozicion në formë digjitale ose të shtypur dhe do të ketë një kod QR për të provuar se mbajtësi është vaksinuar (me vaksina të miratuara nga Coreper ose OBSH), ose ka një test negativ, ose është shëruar nga Covid.

Mbajtësi i certifikatës do të jetë në gjendje të udhëtojë brenda BE-së pa kufizime të mëtejshme të udhëtimit.

Sidoqoftë, në rast të një mutacioni shqetësues në virus, parashikohet një “frenim emergjence”, me mundësinë e rivendosjes së kufizimeve të udhëtimit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.