ZYRTARE/ Miratohet “Moderna” nga qeveria amerikane. 6 milionë doza, gati për shpërndarje

“Moderna” është miratuar nga qeveria amerikane si vaksina e dytë që do të përdoret kundër Covid-19, në SHBA, duke hapur rrugën për shpërndarjen e miliona dozave.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi vaksinën në SHBA rreth një javë, pasi i dha dritën jeshile asaj të “Pfizer/BioNTech”, e cila tani po shpërndahet gjerësisht.

SHBA ka rënë dakord të blejë 200 milionë doza nga “Moderna” dhe gjashtë milionë mund të jenë gati të dërgohen tani.

Komisionari i FDA-së, Stephen Hahn tha se, miratimi emergjent i vaksinës shënoi një hap tjetër thelbësor në luftën kundër kësaj pandemie globale që po çon në kolaps spitalet dhe po u merr jetën shumë njerëzve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.