Zhvlerësimi i lirës/ Rritet kërkesa nga të huajt për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.

Tregu i pasurive të paluajtshme ishte i fuqishëm në nëntor, shitjet totale u rritën me 59% nga viti në vit në 178,814 shtëpi, sipas Shërbimit Statistikor Turk. Shumica e blerësve të huaj janë iranianë, të ndjekur nga irakianët dhe rusët.

Lira ra në nivelin më të ulët rekord prej 14.99 kundrejt dollarit dje, të hënën, që përfaqëson një përgjysmim të vlerës së monedhës këtë vit. Në nivelin aktual prej 14.2, lira është më shumë se 40% më i dobët se në fillim të shtatorit.

Shitjet e pasurive të paluajtshme për të huajt kanë qenë të forta gjatë gjithë vitit, duke u rritur me 39.4% në 11 muajt e parë, ndërsa shitjet totale të shtëpive ranë me 9.2% në 11-mujorin, krahasuar me një vit më parë.

Zona më e njohur për shitjet e shtëpive për të huajt ishte Stambolli, me 2,922 shitje, i ndjekur nga resorti jugor i Antalias dhe kryeqyteti Ankara.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.