Zgjidhet në raundin e dytë presidenti i ri i Estonisë
Shkencëtari Alar Karis do të jetë presidenti i ardhshëm i Estonisë, pasi ai u mbështet nga dy të tretat e deputetëve në raundin e dytë të votimit të zhvilluar sot.
Karis, ish-drejtori i Muzeut Kombëtar estonez, fitoi mbështetjen e 72 prej 101 ligjvënësve në parlamentin e Estonisë, Riigikogu.
Ai zëvendëson presidenten aktuale, Kersti Kaljulaid.
Betimi i tij është planifikuar më 11 tetor.
Presidenti i Estonisë është një rol kryesisht ceremonial dhe përfshin detyra përfaqësuese
Sorry, the comment form is closed at this time.