Zgjedhjet presidenciale në Libi, djali i ish-udhëheqësit Gaddafi një nga kandidatët

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-udhëheqësit të Libisë, Muammar Gaddafi, do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vendit muajin e ardhshëm.

Ai paraqiti kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në zyrën e Komisionit të Lartë Zgjedhor në Sebha,” – sipas një njoftimi të komisionit.

Gaddafi është një nga figurat më të shquara që pritet të kandidojë për president – ​​një listë që përfshin gjithashtu komandantin Khalifa Haftar, kryeministrin Abdul Hamid Dbeibah dhe kryetaren e parlamentit Aguila Saleh.

Gjatë dorëzimit të kandidaturës së tij, Seif al-Islam Gadhafi tha se “Zoti do të vendosë se cila është rruga e duhur për të ardhmen e vendit”.

Zgjedhjet cilësohen si një moment kyç në një proces paqeje të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për t’i dhënë fund një dekade kaosi që ka përfshirë fuqitë rajonale që nga kryengritja e vitit 2011 e mbështetur nga NATO kundër Muammar Gaddafit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.