Zelensky, mesazh në ‘Eurovision’: Votoni Ukrainën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një mesazh publik në finalen e madhe të “Eurovision”, që po zhvillohet sonte në Torino të Italisë.
Nëpërmjet një video në “Telegram” Zelensky i bën thirrje Evropës të votojë për këngën e Ukrainës.
“Së shpejti, në finalen e ‘Eurovision’. Kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë gjuhën tonë dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë ‘Fitore’! Evropë, voto Orkestrën Kalush”, tha Zelensky.
Sorry, the comment form is closed at this time.