Zelensky: Lufta nisi në Krime dhe mbaron me çlirimin e saj

Forcat ukrainase kanë filluar zbatimin e zotimit të presidentit të tyre, Volodymyr Zelensky i cili ditë më parë tha se kjo luftë do të përfundojë me çlirimin e Krimesë.

Tre shpërthime të mëdha të kësaj dhe javës së kaluar tronditën objektet ushtarake ruse ku u shkatërruan depo municioni e baza ajrore. Një person u vra e tre u lënduan, përcjell Klan Kosova.

E këtë po e konsideron si avancim presidenti Zelesnky.

“Ky është një avantazh i rëndësishëm i Ukrainës dhe shkaku kryesor i fitores sonë të ardhshme – lufta e mbrojtësve tanë bazohet në Mbështetja e pakushtëzuar e popullit ukrainas” tha president i Ukrainës.

Rreziku nga raketat e Kievit detyruan evakuimin e 3,000 rusëve nga gadishulli.

Rusia Krimenë që e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014-të, e ka përdorur për të përforcuar trupat e saj që luftojnë në pjesë të tjera të Ukrainës me pajisje ushtarake.

Këtë plan po synon ta prish Kievi përpara një kundërsulmi të forcave ruse në jug të Ukrainës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.