Zelensky bën lëvizjen e radhës: Të burgosurit do lirohen për të luftuar kundër Rusisë

Të burgosurit ukrainas me përvojë ushtarake do të lirohen nga burgu për të luftuar në vijën e parë të luftës kundër Rusisë, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr  Zelensky.

Ai u shpreh se ata do të jenë në gjendje të kompensojnë borxhin ndaj shoqërisë duke shërbyer në pikat më të nxehta të konfliktit.

“Sipas ligjit ushtarak, ukrainasit me përvojë të vërtetë luftarake do të lirohen nga burgu dhe do të jenë në gjendje të kompensojnë fajin e tyre në pikat më të nxehta të konfliktit

Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë nga pikëpamja morale, por që është i dobishëm nga pikëpamja e mbrojtjes sonë. Çelësi tani është mbrojtja”, tha Zelensky.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.