Zbuluan vaksinën antiCovid, Gjermania suprizon çiftin
Themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë Biontech, Ugur Sahin dhe Ezlem Tureci, janë shpallur nga revista “Der Spiegel”, si ” fitues të vitit” në Gjermani, pasi kanë krijuar vaksinën antiCovid, në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike Pfizer.
Në revistë tregohet një histori sukses “Prodhuar në Gjermani”, ku është vënë në dukje dhe koha rekord që i duhej kompanisë për të zhvilluar vaksinën që tashmë ka filluar të përdoret në luftën kundër koronavirusit.
Sakaq, qëllimi tjetër për çiftin e mjekëve të lindur në Turqi sipas revistës është një kurë për kancerin, me përdorimin e mëtejshëm të teknologjisë revolucionare të mARN, e cila u përdorë dhe për zhvillimin e vaksinës.
Sorry, the comment form is closed at this time.