Zbulohet plantacioni me kanabis në Greqi, njëri prej të arrestuarve shqiptar

Një plantacion me fidanë kanabisi u zbulua në një zonë të pyllëzuar në Agios Theodoros në Korinth. 

Mediat greke kanë bërë me dije se Policia ka finalizuar një operacion, ku u gjetën dhe sekuestruan 199 fidanë kanabisi.

Operacioni u zhvillua në orët e mbrëmjes së datës 5 dhe 6 qershor, ndërsa bimët e kanabisit të gjetura kishin arritur lartësinë e 65 centimetrave.

Në prangat e Policisë greke ranë dy persona, një rus dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije.

Në zonën e plantacionit, gjithashtu u gjetën materiale dhe pajisje për kultivim, mirëmbajtje dhe furnizim me ujë të bimëve narkotike, të cilat u konfiskuan nga Policia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.