Zbulohet manastiri i krishterë në Emiratet e Bashkuara

Një manastir i lashtë i krishterë që ndoshta daton që nga vitet para se Islami të përhapej në të gjithë Gadishullin Arabik është zbuluar në një ishull pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Manastiri në ishullin Siniyah, pjesë e dunave me rëre të Umm al-Quëain, hedh dritë të re mbi historinë e krishterimit të hershëm përgjatë brigjeve të Gjirit Persik. Ai shënon manastirin e dytë të tillë që gjendet në Emiratet, i cili daton rreth 1400 vjet më parë.

Dy manastiret humbën përgjatë kohës të mbuluara nga rëra e shkretëtirës, por studiuesit besojnë se të krishterët ngadalë u konvertuan në Islam, pasi ky besim u bë më i përhapur në rajon.

Sot, të krishterët mbeten një pakicë në të gjithë Lindjen e Mesme më të gjerë. Për Timothy Poëer, një profesor i asociuar i arkeologjisë në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili ndihmoi në zbulimin e manastirit, Emiratet e Bashkuara Arabe sot janë një “tenxhere shkrirëse e kombeve”.

“Fakti që diçka e ngjashme po ndodhte këtu 1000 vjet më parë është vërtet i jashtëzakonshëm dhe kjo është një histori që meriton të tregohet,” tha ai.

Manastiri ndodhet në ishullin Siniyah, rreth 50 kilometra në verilindje të Dubait përgjatë bregut të Gjirit Persik. Ekzaminimi i mostrave të gjetura në themelet e manastirit daton midis viteve 534 dhe 656. Profeti i Islamit Muhamed lindi rreth vitit 570 dhe vdiq në vitin 632.

Dhomat brenda manastirit mbajnë një vatër pagëzimi, si dhe një furrë për pjekjen e bukës për ritet e kungimit. Pranë manastirit ndodhet një ndërtesë e dytë me katër dhoma, me gjasë rreth një oborri, ndoshta shtëpia e një abati apo edhe një peshkopi në kishën e hershme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.