Zaniolo mund të vijojë të qëndrojë tek Roma

Nicolo Zaniolo shënoi golin që i dha Romës trofeun e Conference League, një trofe që i mungonte prej vitesh verdhekuqëve.

E ardhmja e lojtarit te Roma është ende e paqartë, pasi palët akoma nuk kanë rinovuar kontratën, ndërsa edhe ofertat për futbollistin nuk mungojnë. Milan dhe Juventusi janë aty pas dere duke pritur të përfitojnë nga situata.

Megjithatë ofertat e tyre nuk i përligjnin pritshmëritë që kishin drejtuesit e Romës, të cilët kanë kërkuar një shifër nga 50 deri në 55 milionë euro.

Në këto kushte Jose Mourinho kërkonn që lojtari të vazhdojë të jetë pjesë e Romës dhe iu ka bërë kërkesë drejtuesve të punojnë për këtë çështje, pasi dhe dëshira e vetë lojtarit është të qëndrojë te verdhekuqtë.

Rinovimi pritet që të konkretizohet në shtator, ndërsa vetëm ndonjë ofertë e parezistueshme do të bënte që situata të ndryshonte, pasi dëshira e trajnerit por edhe e vetë lojtarit është që të vijojë bashkëpunimin te Roma. 22-vjeçari është pjesë e Romës nga edicionin 2018-2019.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.