Vritet një gazetar në Meksikë, disa persona me motor hapën zjarr ndaj tij

Një gazetar u vra sot në shtetin jugor meksikan të Oaxaca, thanë ”Reporterët pa Kufij” dhe disa organizata lokale joqeveritare.

Gustavo Sanchez u vra nga persona të panjohur që hapën zjarr, teksa po lëviznin me motor.  

Sanchez është gazetari i dytë i vrarë në Meksikë që nga fillimi i vitit.

Meksika konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, pasi numëron rreth 100 të vrarë vrarë që nga viti 2000, prej të cilave 7 vetëm në vitin 2020. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.