Vrau të riun në sy të gruas shtatzënë, kapet në Francë autori shqiptar

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë nga policia për një vrasje të ndodhur 11 vite më parë në Greqi.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia greke dhe u arrestua në Francë.

Më 16 Maj 2010, shqiptari vrau një 30-vjeçar nga Siria në sy të gruas së tij shtatzënë brenda shtëpisë së tyre në Pefki të Greqisë. Në bashkëpunim me një 24-vjeçar i cili është arrestuar më 2 Korrik 2010, kishin hyrë në shtëpinë e 30-vjeçarit.

Gruan shtatzënë të 30-vjeçarit e kishin lidhur, grabitën para e bizhuteri dhe nuk hezituan të qëllonin me armë në kokë 30-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Shqiptari i arrestuar në Francë dhe bashkëpunëtori i tij akuzohen edhe për një tjetër grabitje të armatosur në Greqi, më 23 Prill 2010, ku hynë në një shtëpi, lidhën çiftin e bashkëshortëve dhe morën bizhuteri dhe çelësat e makinës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.