Vrau me thikë 7-vjeçaren në Angli, shqiptarja dënohet me burgim të përjetshëm
Eltiona Skana, shqiptarja që vrau me thikë një nxënëse 7-vjeçare në Angli, Emily Jones, është shpallur fajtore dhe Gjykata në Manchester e ka dënuar me burgim të përjetshëm.
30-vjeçarja, e cila është diagnostikuar me skizofreni paranoide, u dënua me burgim të përjetshëm.
Gjykatësi Justice Wall tha se ajo do të mbahet në një spital psikiatrik derisa të mos konsiderohet më e nevojshme qëndrimi në ato ambiente dhe më pas do të dërgohet në burg.
Në një deklaratë, babai i Emily Mark Jones e përshkroi vajzën e saj si një fëmijë të bindur dhe të pafajshëm, teksa shtoi se e ardhmja e tyre është shkatërruar tashmë.
Sorry, the comment form is closed at this time.