Vrau 10 civilë gjatë evakuimeve në Kabul, SHBA ofron kompensim për familjarët

Qeveria amerikane ka vendosur të ofrojë kompensim financiar për të afërmit e 10 civilëve të vrarë gabimisht nga një dron gjatë një sulmi në muajin gusht në Kabul.

Gjatë këtij sulmi të rëndë, që ndodhi gjatë evakuimit të trupave dhe bashkëpunëtorëve të amerikanëve, humbën jetën 1 punonjës i ndihmës së shpejtë dhe 9 anëtarë të familjes së tij, përfshirë këtu 7 fëmijë.

Pentagoni bëri me dije gjithashtu se po punon për të afruar dhe anëtarët e mbetur të familjes në Shtetet e Bashkuara.

Ngjarja ndodhi pas një sulmi të ISIS pranë aeroportit të Kabulit, që bëri autoritetet të rrisin më shumë vigjilencën dhe survejimet.

Inteligjenca amerikane e ndoqi për më shumë se 8 orë makinën e punonjësit e ndihmës së shpejtë më 29 gusht, pasi dyshonte se kishte lidhje me ISIS. Në momentin që ai ngarkoi disa cilindra në mjet, u dyshua se bëhej fjalë për eksplozivë, por që në fakt rezultuan kontejnerë uji.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.