VRASJE HORROR/ Biznesmeni vret të dashurën dhe vëllain e saj. Filmon krimin
Policia në Rusi është vënë në kërkim të një personi, pasi vrau të dashurën dhe më pas u dërgoi një video autoriteteve ku pranonte krimin.
Akshin Guseinov, 32 vjeç, vrau Viktoria Makarova, 26 vjeçe në banjo. Më pas e çoi në shtëpinë e familjes së saj ku torturoi dhe vrau vëllain e vogël të së resë, Dmitry, 9 vjeç.
Guseinov pranonte në video që ishte autori i ngjarjes së rëndë. Sipas tij, e dashura po e tradhtonte me një person tjetër, i quajtur Yuri.
Në fakt, siç përmendin mediat, as ky i fundit nuk e kishte idenë se Makarova ishte në lidhje me 32-vjeçarin.
Pas kësaj, vrasësi, i cili ka disa biznese në fushën e ndërtimit dhe turizmit, shkoi në brigjet e Detit të Zi dhe u zhduk. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit të këtij krimi horror.
Sipas hetimeve, e reja vdiq si pasojë e plagëve në kokë. Ajo u gjet brenda në banjo. Vëllai i saj u torturua dhe më pas u vra.
“Dua ta them që në fillim, jam i çmendur”, thotë në video i riu.
Ai pranoi që kreu vrasjen, pasi kishte mësuar se e dashura e kishte tradhtuar.
Sorry, the comment form is closed at this time.