Vrasja në xhirime/ Aktori John Schneider: Një armë nuk mund të shkrepet vetë

Aktori John Schneider ka kritikuar Alec Baldwin pas intervistës që dha për rrjetin televiziv ABC.

Aktori u shpreh se ndjen neveri ndaj Alec pasi Baldwin tha se nuk e tërhoqi këmbëzën e armës dhe se nuk ndihej në faj për vrasjen e kineastes gjatë xhirimeve të filmit “Rust” pak javë më parë.

“Unë mendoj se dikush tjetër është përgjegjës për atë që ndodhi. Nuk mund të them kush është por e di që nuk jam unë. Dua të them, i sinqertë me Zotin, nëse do të ndjeja se isha përgjegjës, mund të kisha vrarë veten nëse do të mendoja se isha përgjegjës. Dhe nuk e them kollaj.“, tha Alec pak ditë më parë.

“Kjo është një përpjekje e dukshme për të fajësuar armën”, tha John Schneider për Fox News Digital. “Armët nuk funksionojnë në atë mënyrë. Ata nuk mbushen dhe nuk shkrepen vetë. Kjo është absurde. Jam i tronditur dhe i neveritur nga refuzimi i zotit Baldwin për të treguar ndonjë faj, turp apo pendim për veprimet e tij.“, shtoi më tej ai.

61-vjeçari pohoi se intervista ishte e gjitha e sajuar për të bërë audiencën të ndjejë keqardhje ndaj Baldwin. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.