Vonesa e vaksinave do të ndikojë në gjithë botën

Vonesat nuk do të prekin vetëm Italinë, por të gjithë Evropën dhe në fakt të gjithë botën duke pasur parasysh që kontratat e furnizimit nënshkruhen në nivel evropian dhe problemet e prodhimit kanë çuar në shkurtime dhe vonesa për të gjithë, deklaroi në një intervistë zëvendësministri italian i shëndetësisë, Pierpaolo Sileri.

Gjatë kësaj interviste Sileri shtoi se ”problemet në shpërndarjen e vaksinave Pfizer mund të shkaktojnë një vonesë prej rreth katër javësh në fillimin e fushatës së vaksinimit për personat mbi 80 vjeç dhe gjashtë ose tetë javë për pjesën tjetër të popullsisë”.

Sileri shpjegoi më pas se ”vonesat nuk do të prekin vetëm Italinë, por të gjithë Evropën dhe në fakt të gjithë botën, duke pasur parasysh që kontratat e furnizimit nënshkruhen në nivel evropian dhe problemet e prodhimit kanë çuar në shkurtime dhe vonesa për të gjithë.

Javën e kaluar, Italia mori 29% më pak të dozave të saj të planifikuara dhe këtë javë duhet të marrë 20% më pak.

Vonesës së Pfizer më pas iu bashkua edhe ajo e AstraZeneca, kompania farmaceutike që së bashku me Universitetin e Oksfordit kanë krijuar një nga vaksinat më të lira dhe më të lehta për t’u kryer.

Vaksina AstraZeneca nga të cilat Bashkimi Evropian tashmë ka blerë 300 milionë doza, u miratua nga blloku me 27 anëtarë, por pavarësisht nga kjo, kompania ka thënë se do të japë shumë më pak doza sesa u ra dakord për tremujorin e parë të 2021.

Nga marsi 2021, fillimisht ishte planifikuar shpërndarja e 80 milionë dozave në Bashkimin Evropian, por vonesat në miratimin e vaksinës dhe vonesat e prodhimit të njoftuara kohët e fundit do të bëjnë që ky numër të bjerë ndjeshëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.