Von der Leyen refuzon takimin me mjekët shqiptarë

Presidentja e Parlamentit Evropian Ursula von der Leyen ka refuzuar kërkesën e mjekëve shqiptarë nëpër botë për ta takuar. Një numër i madh mjekësh shqiptarë i kërkuan Presidentes së Parlamentit Evropian që Bashkimi Evropian të ndihmojë Shqipërinë me vaksina.

Ata i dërguan një letër të hapur von der Leyen, në emër të Federatës Mjekësore Shqiptare për Evropën, me anë të së cilës kërkuan edhe një takim me von der Leyen. Në letrën e përgjigjes thuhet se Presidentja e PE-së nuk mund t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së mjekëve për shkak të agjendës së saj të ngarkuar në këtë periudhë.

Megjithatë, në letër theksohet se Presidentja është e angazhuar në atë që quhet “solidaritet i vaksinave”, që sipas asaj që thuhet në letër ka qenë një çështje me rëndësi për Komisionin, BE-në dhe Shtetet Anëtare të cilat janë mes kontributorëve më të mëdhenj të mekanzimit COVAX.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.