COVID-19/ Von der Leyen ka një datë. Ja kur nis vaksinimi në vendet e BE

Vaksinimi në vendet e BE-së do të nisë më 27 dhjetor bën të ditur kreu i Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Në një postim në “Twitter” ajo shkruan: “Ky është momenti i Evropës. Vaksinimi do të nisë më 27, 28, 29 dhjetor. Ne i mbrojmë qytetarët tanë bashkë”.

Ministri gjerman i Shëndetit Jens Spahn tha më herët për gazetarët se, Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së shpresojnë të nisin vaksinimin më 27 dhjetor, nëse “miratimi do të ecte sipas planit”.

Ndërkaq, pas Emmanuel Macron edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel bëri të ditur se është izoluar, ndërkohë që të dy janë takuar të hënën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.