Vidhen produkte me vlerë 66 mijë dollarë tek Louis Vuitton

Dyqani i Louis Vuitton në qendrën tregtare në Northbrook Court në Illinois ka rënë pre e një grabitje.

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se 8 persona janë në kërkim pasi arritën të vidhnin produkte në vlerë 66 mijë dollarë.

Ndërkohë, policia arriti në qendrën tregtare rreth orës 18:45 por hajdutët nuk ishin më atje pasi kishin ikur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.