Videoja virale në “TikTok” mund të ketë zbuluar një vajzë që u rrëmbye në 2003

Një video u bë virale në “TikTok” kohët e fundit sepse njerëzit mendojnë se gruaja e paraqitur në klip mund të jetë një vajzë, e cila u zhduk pa lënë gjurmë në vitin 2003. Sofia Juarez u zhduk nga qyteti Kennewick më 4 shkurt, vetëm një ditë para ditëlindjes së saj të pestë.

Por tani një video virale ka ngjallur interes për çështjen e saj, me autoritetet që shpresojnë se mund të zbulojë më në fund atë që i ndodhi vajzës së zhdukur. Gruaja në video pretendon se ajo ishte rrëmbyer dhe nuk di për historinë e saj.

Video u bë virale kur dikush në komente vuri në dukje se gruaja kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me vajzën e rrëmbyer. Ajo tha se donte që familja të vinte ta merrte. “Unë dua t’u them atyre që të vijnë për mua sepse unë jam këtu, e rrëmbyer”, tha ajo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.