Video/ Vogëlushja 11-muajshe nuk di të ecë por “eksperte” në snowboard

Një foshnjë më pak se një vjeç ka pushtuar internetin duke treguar aftësitë e saj të pabesueshme në snowboard.

Wang Yuji, vetëm 11-muajshe mezi ecën, por është bashkuar me nënën dhe babain e saj në shpatet e maleve  për sezonin e ri të borës në Chongli. Me një grumbull të tërë skiatorësh dhe snowboardistësh, Yuji është më e vogla dhe ndoshta më mbresëlënëse nga të gjithë.

Në klip, snowboarderja e vogël mund të shihej duke rrëshqitur poshtë një pjerrësi të lehtë përpara babait të saj, ndërsa ai e mbante snowboardin e saj nga pas me një litar të shkurtër.

Ndërsa e lëshoi për ta lënë të merrte vetë shpatin, ai i tha: Shiko përpara, po ia del shumë mirë!

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.