Video/ Të shtëna në Nju Jork, të paktën 9 të plagosur

Autoritetet kanë thënë se shumë njerëz u qëlluan të shtunën nga të shtënat masive në një supermarket në Buffalo, Nju Jork.

Nuk dihet saktësisht se sa persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, por deri tani bëhet fjalë të paktën për 9 persona.

Policia tha se sulmuesi i dyshuar ishte arrestuar rreth orës 15:30, sipas kohës lokale.

Njerëzit aty pranë janë këshilluar të shmangin zonën, ndërsa policia vazhdon të hetojë.

Guvernatorja Kathy Hochul tha se ajo po monitoronte nga afër situatën dhe u kishte ofruar ndihmë zyrtarëve lokalë.

Raportet fillestare për një ngjarje të mundshme me të shtëna masive në dyqan filluan të qarkullojnë në mediat sociale rreth orës 14:30, kur mës u pa live edhe vetë autori i ngjarjes.

I dyshuari, i cili mësohet se është arrestuar, shkroi në një postim në internet se ishte i motivuar nga teoria e konspiracionit se të bardhët do të eliminohen nga racat e tjera.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.