VIDEO/ Të burgosurit duan maska e tampon për Covid, policët i “masakrojnë” me shkopa gome

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku skena të tmerrshme dhune janë bërë publike duke tronditur publikun italian.

Në një video e cila është bërë virale nëpër rrjete sociale duken oficerët e burgut të Santa Maria-s Capua Vetere më datën 6 prill 2020, që dhunojnë të burgosurit për katër orë rresht për arsye se ata kishin organizuar protesta për të kërkuar maska dhe tampona pas shfaqjes së rastit të parë me Covid-19 në burg.

Zyrtarët të indinjinuar nga protesta kanë ndërmarrë një sulm të vërtetë ndëshkues. Në videon e publikuar nga “Il Domani”, të burgosurit paraqiten në një dhomë të mbushur me karrige të grumbulluara, ku dy oficerë me helmeta, mburoja dhe shkopinj dore bëjnë që një i burgosur të ecë para tyre dhe më pas e godasin.

Disa të tjerë shfaqen të rreshtuar pas murit, më pas goditen me shkopinj gome nga oficerët. Dhunë e cila intensifikohet pas çdo goditje dhe në momentin që njëri prej të burgosurve nuk duron goditjet dhe bie në tokë, oficeri i tërbuar e godet edhe më shumë. Oficerët nuk kanë kursyer nga dhuna çnjerëzore edhe një të burgosur me aftësi të kufizuara, i cili edhe pse në karrocë me rrota nuk ka shpëtuar nga goditjet me shkop gome.

Asnjë nga të burgosurit nuk rebelohet dhe të gjithë mbrojnë veten me mjetet që posedojnë duart e tyre. Publikimi i kësaj video ka shkaktuar reagime të shumta në politikën dhe shoqërinë italiane të cilën kërkojnë llogari nga Ministrja e Drejtësisë, Marta Cartabia dhe duan që ajo të bëjë një raportim sa më parë të jetë e mundur në Parlamentin italian.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.