VIDEO/ Shpërthími misterioz i meteorit në Turqi e bën qiellin të gjelbër

Ky është momenti i pabesueshëm kur një meteor i gjelbër bie në tokë duke ndezur spekulimet për rrëzimin e një sateliti apo një UFO-je.

Video tregon objektin që bie mbi qytetin e Izmirit në Turqi, para se të zhduket në horizont me një ndriçim verbues që natën e kthen në ditë.

Të tjera klipe tregojnë një shpërthim drite të gjelbër para se meteori të bjerë në tokë dhe e gjithë kjo ndodhi në orën 2 të mëngjesit të së shtunës.

Imazhet e rënies së pabesueshme të meteorit janë ndarë në rrjetet sociale dhe kjo ka bërë që të ndizen spekulimet nëse bëhej fjalë për një copë shkëmb nga hapësira, një satelit të rrëzuar apo edhe përplasjen në tokë të një UFO-je.

Dëshmitarët raportuan se dëgjuan një shpërthim të fortë në momentin e kur objekti, cçfarëdo qoftë ai, po binte në tokë, ndoshta në momentin e përplasjes, ose ndërsa po binte në atmosferë. Pavarësisht zërave për vizitorë nga një planet tjetër apo për rrëzimin e një sateliti, dr Hasan Ali Dal, ka dhënë një shpjegim më të thjeshtë për ngjarjen.

Mund të konsiderohet një version më specifik i fenomenit të njohur si yje që bien. Profesori i astrofizikës shpjegoi në “Twitter” se ngjarja është e njohur si top zjarri dhe ndodh kur meteori nis të digjet në atmosferë. Toka aktualisht po sheh shiun e meteorëve Perseid, që ndodh çdo vit mes korrikut dhe gushtit. Kjo ndodh kur toka kryqëzon rrugën me mbetjet e lëna pas nga kometa Swift Tuttle, me meteorët që udhëtojnë me një shpejtësi të pabesueshme.

Sipas ekspertëve ka të ngjarë që këtu të luajë rol përbërja e meteorit të rënë që me sa duket ka sasi të mëdha nikeli.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.