VIDEO/ Shpërthen vullkani ‘Etna’ në Itali, regjistrohen 17 tërmete
Ditën e djeshme ka shpërthyer në Itali, vullkani më i madh dhe aktiv i Evropës, duke “ndezur” te gjithë Siçilinë.
Sipas mediave të huaja, nga krateri i “Etnas” ka dalë llavë dhe hi, duke “ndriçuar” natën e djeshme.
Gjithashtu janë raportuar reshje rëre në fshatra dhe qytete në jug të vullkanit sicilian. Zhurma të forta janë dëgjuar në Kalabri, ndërsa tymi ishte parë duke u drejtuar drejt Katanias.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 17 tërmete, duke përcjellë frikë te banorët e zonave të prekura.
Fatmirësisht, deri tani vullkani nuk ka sjellë me vete pasoja fatale, pasi nuk është raportuar asnjë i lënduar apo dëmtime materiale.
“Etna” shpërthen shpesh, për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike afrikane dhe euroaziatike, si dhe defektit midis mikroplatës afrikane dhe Joniane.
Sorry, the comment form is closed at this time.