Video/ I riu goditet me thikë dhe grabitet në mes të rrugës

Një shofer është sulmuar nga dy persona, të cilët e kanë grabitur dhe më pas goditur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në Bronx të New York-ut, sipas mediave të huaja. 25 vjeçari ndodhej në sedanin e tij të zi pranë Union Avenue në Foxhurst kur personat iu afruan.

Njëri nga burrat iu afrua makinës së 25 vjeçarit nga dera e pasagjerit ndërsa tjetri nga sedilja e pasme në anën e shoferit. Njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe e ka kërcënuar që t’i jepte para. Ndërsa shoferi tentoi të shpëtojë, ata e kanë sulmuar, goditur me grushte dhe me thikë.

Grabitësit kanë arritur t’i marrin një orë, dy zinxhirë dhe tre byzylykë me vlerë totale 1 mijë euro, sipas autoriteve. Më pas dy autorët janë arratisur dhe janë në kërkim, ndërsa i riu është transportuar në spital.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.